Rama nuk tregon agjencinë ku dërgoi audio-përgjimin ‘Xhafaj’ A është edhe kjo genjeshtra e radhës e kryeministri?

0
167

Tre ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Edi Rama tha se kishte kontaktuar një agjenci të specializuar në lidhje me audio-përgjimin e bërë publik nga Partia Demokratike.

Pasi sot u kthye nga Sofja, gazetarët e kanë pyetur Ramën se ku e ka dërguar atë audio-përgjim.

Si përgjigje të tij, Rama tha se nuk do ta tregojë adresën e agjencisë, duke mos dhënë asnjë provë tjetër se ai mund ta ketë dërguar vërtetë atë audio-përgjim.

‘Nuk i jam drejtuar asnjë firme, apo kompanie. I jam drejtuar një agjencie të specializuar. Adresën nuk mund të ua jap. Për mua nuk ka vlerën e një prove.

Provë duhet ta identifikojë e certifikojë prokuroria. Për sa më takon jam shumë i qartë dhe e përsëris që bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë’, tha Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here