Reagon Bushati e Bejtja: Faleminderit Ambrozia! Një leksion për të gjithë baballarët e gazetarisë

1
1223

Incidenti i sotëm në konferencën e Kryeministrit Rama në Rinas me gazetaren e Fax Neës, Ambrozia Meta, ka hapur një valë reagimesh në rrjetet sociale.

Janë dy gazetarët Andi Bejtja dhe Andi Bushati që kanë komentuar përgjigjen e gazetares së Fax News.

Analisti dhe drejtuesi i portalit Lapsi.al, Andi Bushati në një shkrim të shkurtër në Facebook shkruan se përgjigjia e Metës është një leksion për të gjithë “baballarët e gazetarisë”.

Bravo Ambrozia Meta. Nje leksion per gjithe baballaret e gazetarise. Me qetesi dhe profesionalizem. E nxori Ramen nga shinat”-shkruan Bushati.

Gazetari Andi Bejtja nga ana tjetër shkruan se në konferencën e sotme, gazetarja Ambrozia Meta ka ruajtur dinjitetin e çdo gazetari.

Në fakt, dhe pse po i them faleminderit, jam i sigurtë që Ambrozia, ashtu si çdo gazetare në botë nuk ka nevojë për falënderime kur bën detyrën.
Po i themi me gjithë zemër faleminderit, se ruajti me profesionalizëm dinjitetin e nëpërkëmbur nga Kryeministri të gazetarëve të terrenit dhe jo vetëm.
Në fakt, ishte një pyetje e thjeshtë që e kanë bërë shumë njerëz në telefonatat e tyre në emisionet e mëngjesit.
Por, ishte pyetja që Kryeministrit i prish pasqyrën ku e sheh veten si do dhe jo si është. Ambrioza, në të njëjtën kohë i prishi sot pasqyrën dhe shumë e shumë të ashtuquajturve analistë nëpër studiot e së enjtes.
Sot, ra prime time i së enjtes politike, fitoi primetime i dinjitetit të gazetarit të terrenit. Sot, kuptuam dhe njëherë sa e thjeshte të jesh gazetar në këtë vend: mjafton të mos jesh i shitur!
Sot e dimë të gjithë ku është tamam kazani, kazani që na bëri t’i themi në mënyrë të pazakontë faleminderit, dhe atij që bën punën e përditshme.”-shkruan Bejtja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here