Policia e Tepelenës ka arrestuar tre persona të cilët gjatë udhëtimi kishin rreth 31 kg kanabis Nga burimet e policisë mësohet se të arrestuarit janë Klerdi Graçi, 33 vjeç, Aulon Milo, 31 vjeç dhe Aleksandros Vasili, 26 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel në aksin rrugor Bënçë-Progonat , në afërsi të fshatit Bënçë. Drejtuesi i Opel arriti që ti largohej policisë ndërsa pasagjer ishte Klerdi Graçi.
Në makinë u gjet 31.45 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
“Ndërsa shtetasit Aulon Milo, Aleksandros Vasili dhe E.ZH bënin hapjen e rrugës me automjetin tip Audi, me targa AA 204 SL dhe me automjetin tip Jeep pa targa,“-raporton policia.
Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe mjetet.
Si edhe po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të cilët i janë larguar punonjësve të policisë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve I kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, neni 283/2 i Kodit Penal.