VDIQ NË PARABURGIM/ Varrimi i të riut kthehet në protestë: Larg policisë që… (FOTO)

0
148

Familjarë, të afërm dhe përfaqësues të komunitetit rom protëstuan këtë të premte në Korçë për vdekjen e 27-vjeçarit, Enea Ftoji.

Me pankarta në duar , “Duam drejtësi” e të tjera, ata kërkojnë që përgjegjësit e vdekjes së të riut të përballen me ligjin.

Familjarët dhe të afërmit akuzuan policinë për dhunë ndaj të riut, që ishte shoqëruar në Komisariatin e Korçës si i dyshuar për disa vjedhje.

Pas marrjes në pyetje në Komisariat, i ndjeri do të duhej të dilte në gjyq, por në vend të kësaj ka përfunduar në morgun e qytetit.

protesta-ene-ftpji-2

Familjarët mundën të fotografojnë 27-vjeçarin në sallën e morgut, ku iu nënshtrua autopsisë. Në foto dallohen disa shenja dhune në pjesën e syrit të djathtë./TCH

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here