Video/ Ambasadorja Schutz: Lufta kundër krimit është një ndër prioritetet kyçe për ecjen përpara

0
133

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schutz e shoqëruar nga Ministri ië Brendshëm Fatmir Xhafaj ka vizituar sot  zyrat e Task Forcës Speciale në Tiranë.

Ambasadorja tha pas takimit se “qëllimi i vizitës ishte që të informohem për punën e bërë nga Task Forca. Mund të them që dal me përshtypje shumë pozitive. Ne kemi filluar tashmë bashkëpunimin e ngushtë me Task Forcën. Kemi arritur rezultatet e para dhe do të vazhdojmë që ta mbështesim aktivisht këtë Task Forcë.

Dua të theksoj që lufta kundër krimit të organizuar është një ndër prioritetet kyçe për ecjen përpara të Shqipërisë në drejtim të integrimit në BE. Është diçka shumë e rëndësishme dhe dua që të them që ne do të vazhdojmë që të mbështesim në këtë drejtim.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here