TRAFIKUAN 1.8 TON KOKAINE në Gjermani, hetime në Shqipëri për pasuritë e anëtarëve të grupit

0
176

Hetimet e grupit kriminal që në 6 muaj trafikuan 1.8 tonë kokainë nga Amerika Latine në Europë janë shtrirë edhe në Shqipëri. Burime për Report Tv nga Task-Forca e Policisë së Shtetit dhe Krimet e Rënda bënë me dije se për 13 shqiptarët e këtij grupi tashmë ka nisur verifikimi pasurisë dhe lidhjet e tyre në Shqipëri.

Këta shtetas prej vitesh kën nisur aktivitetin e tyre në gjermani ku dhe kishin bazën ndërsa nga hetimet paraprake ka rezultuar se disa nga këta persona sillnin paratë e fituar anë vëndin tonë duke i investuar në prona.

Për aktivitetin e këtij grupi kriminal një ditë më parë nga vizita në godinën e njësisë Task-Forcë, reagoi dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh se janë duke shkëmbyer informacione me autoritetet gjermane.

Oficerët e policisë gjyqësore pranë krimeve të rënda pas marrjes zyrtarisht të emrave të shqiptarëve të ndaluar në territorin gjerman kanë nisur kontrollet në Shqipëri për pasuritë në zyrat e hipotekave dhe bankave të nivelit të dytë dhe zyrat e transfertave të parave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here