Një familje në Vlorë është tronditur ditën e djeshme pasi kanë gjetur të shtrirë në tokë, pa shenja jete, 26 vjeçarin me iniciale A.I.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 të paradites, në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa nga kyqjra paraprake që i është bërë trupit dyshohet se shtetasi ka kryer vetëvrasje duke prerë damarët me një thikë.
Nga burimet e policisë thuhet se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa nuk dihen shkaqet që e çuan të riun në këtë akt të rëndë.policia-vlore1
Njoftimi i policise:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 18.05.2018, rreth orës 10:54, në lagjen “28 Nëntori”, është kostatuar i shtrirë në tokë, pa shenja jete, shtetasi A.I., 26 vjeç.
Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët.
Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës (thikë).
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.