Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për mediat, ku duke përshëndetur qëndrimin e e gazetares Ambrozia Meta, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të tregojnë edhe ata kurajën e gazetares së re.
Albana Vokshi, kryetare e Komisionit për Mediat dhe Edukimin, ka thënë se gazetarja e Fax News nuk pranoi të shantazhohej nga kryeministri.
Vokshi i shpreh se gazetarja ia doli të nxjerrë para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të Ramës.
“Gazetarja Ambrozia Meta u kthye në kryefjalën e ditës. Ia doli të nxjerrë para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të Ramës. Rama shantazhon mediat që përballen publikisht.
Ambrozia s’pranoi të shantazhohej nga Rama. Rama po fsheh të vërtetën për vëllezërit Xhafaj. Shqiptarët s’pranojnë të qeverisen nga krimi.
Të bashkohemi në 26 maj kundër krimit dhe drogës”,-tha Vokshi nga selia blu.