Tashmë thuajse është fakt i kryer që portieri i Genoa, Mattia Perin do të bëhet zëvendësuesi i Buffonit.
“Është e qartë se unë do të bashkohem me ta.”, tha fillimisht ai gjatë një interviste për “Corriere di Torino”.
Juventusi dhe Genoa ditën e mërkurë pritet të kryejnë një takim për të arritur marrëveshjen për transferimin e portierit, Mattia Perin.
“Duke e ditur se unë jam një prej objektivave të tyre më bën shumë të lumtur. Jo të gjithë i pëlqejnë Juventusit. Vetëm ky është një burim krenarie për mua. Unë jam shumë i lumtur.
“A është arritur marrëveshja? Nuk e di, por është e qartë që nëse do të kisha mundësi do të transferohesha me shumë dëshirë.”
“Ne do të diskutojmë me Genoan dhe do të marrim një vednim. Të jesh objektiv i Juventusit ëstë diçka e madhe”, vijoi ai.
“Buffon? Për mua është një ndër portierët më të mirë në historinë e Italisë. Të bëhem si ai është nder”, përfundoi ai.