Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është shprehur se Prokuroria po kryen vetëvrasje për arsyen se nuk heton kryeministrin Rama.
Në një status në Facebook, Vasili shprehet se kjo po ndodh për arsyen se kreu i qeverisë mashtroi për audiopërgjimin.
“Prokuroria po vetvritet duke mos filluar hetimin per Kryeministrin perpara ketij fakti flagrant. Kryeministri mashtroi publikisht kete e degjoi i madh e i vogël,” shkruan Vasili.
Statusi i plotë
Prokuroria po vetvritet, ajo nuk heton kryeministrin,qe mashtroi per audiopergjimin.
Dite me pare ne mbledhjen e grupit te tij parlamentar Kryeministri tha:
“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi,
Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo pergjigje me mjafton, per tju thene juve se jemi por para nje akti mashtrimi te opinionit publik me nje material jo autentik”.
Prokuroria po vetvritet duke mos filluar hetimin per Kryeministrin perpara ketij fakti flagrant.
Kryeministri mashtroi publikisht kete e degjoi i madh e i vogel.
Kjo eshte prokuroria e reformes ne drejtesi?
Kjo eshte faqe e zeze.
Kjo eshte prokurori armike e qytetareve dhe kamikaze e kryeministrit dhe trafikanteve dhe krimineleve.