Sellma e quajti të shëmtuar, deputetja i kundërpërgjigjet ashpër. Ja si e kërcënon me… (FOTO)

0
300

Grimi tepër i thjeshtë i Meghan Markle në dasmë u bë edhe ‘mollë sherri’ mes grimieres kosovare Sellma dhe anëtares së Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xhara.

Ka qenë kjo e fundit e cila me anë të një statusi të bërë në Facebook , thumboi grimieren ku i ngrinte lavde thjeshtësisë. ‘Kqyrni çika, bën me u ba nuse edhe pa makeup te Sellma? Mos ju nënshtroni mentalitetit provincial. As mos lejoni të tjerët me ju përcaktu “normat e bukurisë”!’, shkruante ajo.

Këtë nuk e ka pritur aspak mirë Sellma e cila i është kundërpërgjigjur menjëherë Xharrës me fjalët: “Ai momenti kur nje e ashtuquajtur krijese qe ka ndrru pamje rruges, ta përmend emrin per me fitu vota (sepse as familjaret nuk ia njohin arritjet), plus koment dukeshen nga 5 mije km largesi. Duhet me pas guxim per me komentu fshehtesite e makeupit, e posaqerisht te operacioneve plastike. Hajde flasim per politike, atje ku sukseset e tua kane lene gojëhapur Meghanin e Princat ose @arbanaxharra, eja te studio Sellma, te bejme te dukesh femer (per Princeshe ki pune ne klinika)’.

Por sherri online mes tyre vazhdon me reagimin e anëtares së PD e cila nuk i kursen ironitë.

“Qenkan mobilizu gjitha Sellmat me fytyrat si pista te atyre aeroplaneve te rende rus qe bajne gje te gjalla per ne Sibiri e Kazakistan ?Pse qenka blasfemi te kritikosh kete maskarade makupesh qe ndodhe – krejta dukeni te nje nene dhe nuk eshte ekologjike me gjithe ato ngjyra qe iu bejne si Frankeshtajni … dhe mos shtyni te flas vertet per „deshtime“ se ne dhoma mshelen’.

”Gëzuar nga New Yorku jo nga Dubai? – Puthje granisë të cilave ua trazova makeup-in ?

P.S Me pasë shtet i shkon deri te Sellma, me ia lypë arken fiskale, sa jemi tu folë për këtë temë’, shkruan ajo në postimin e fundit si një formë kërcënimi për biznesin e make up artistes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here