Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto ka apeluar vendimin e Gjyaktës së Krimeve të Rënda e cila e dënoi atë me 5 vite burg.
Zoto u shpall fajtor me akuzën e korrupsionit, akuzë kjo që u ngrit pas dëshmisë së ish-vartësit të tij, Iljaz Labi, i cili ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Avokati i Zotos thotë se nuk vërtetohen akuza e korrupsionit në bashkëpunim për ish-kreun e burgjeve. Sipas tij, në asnjë rast prokuroria nuk ka vërtetuar se Zoto ka bashkëpunuar me ish-vartësin e tij Iljaz Labin.