Përplasje të forta tek Komisioni i Ligjeve…Ty s’të ka thënë njeri punë e mbarë njëhërë një njeri në jetën tënde!

0
254

Një përplasje e fortë e opozitës me mazhorancën po ndodh tek Komisioni i Ligjeve, ku po kërkohet me forcë dorëheqja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Deputeti Klevis Balliu ka replikuar ashpër me kryetarin e komisionit Ulsi Manjën. Ja debati mes tyre:

Manja, mes protestës së deputetëve të PD synon të miratojë nenet e një projektligji, Balliu e ndërpret:

Balliu: Çfarë pike more, pika ju rëntë, keni ngelë pa pika. Vetëm viza keni ju, viza…

Manja: Sa bukur këndon more!

Balliu: Ka më bilbil se ty more?

Manja: Ç’këndon more? Ty s’të ka thënë njeri punë e mbarë njëhërë një njeri në jetën tënde!

Balliu: Më jep fjalën mua, të bëj pyetjen e vazhdo!

Manja: Vazhdoni!

Balliu: Përse nuk i përgjigjeni pyetjes more! Nuk bëni gjë tjetër. Mazhorancë bojkoti, bëni memecin! Jepni llogari!

Manja: Vazhdoojmë me skedulin dhe votojmë.

Balliu: Nuk njihni teknologji tjetër ju veç drogës! Më jep pergjgije. A të duket normale që vëllai i ministrit të Brendshëm të merret me drogë?

Manja: për ty jam i zënë unë…(Vazhdon me ligjet: kundërshti s’ka, abstenim s’ka. Miratohet…

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here