Nga Dritan Kaba
Sërisht Prokuroria e Durrësit ka rënë pre e grabitjes. Persona ende të paidentifikuar kanë bastisur Prokurorinë e Durrësit duke vjedhur materialet në zyrat e prokurorit Afrim Shehu
Vjedhja e Prokurorise ne Durres, na dha shprese! Paska edhe prokurore qe nuk blihen! I tille qenka Afrim Shehu. Nuk e njoh fare, per here te pare e degjoj emrin e tij por di te them qe ky prokuror meriton te jete Prokuror i Pergjithshem. Ne fillim i vodhen posten sekrete, rast qe nuk u zbulua, perkundrazi, u mbulua me shpejtesi. Kuptohet qe e spiunuan edhe nga prokuroira e Pergjithshme, por edhe nga “koleget” e Durresit ose ish shefat e tij. Kjo nuk mjaftoi. I vodhen zyren. Gje qe tregon se Afrimi, te dhenat e dosjeve nuk i nxirrte ne pazar, por as i ndante me ata qe i spiunuan dhe fshehen grabitjen e postes dhe mundesuan vjedhjen e zyres. InshAllah nuk e kap vetingu, per ta hequr qafe ate dhe per t’i çuar dosjet ne doren e ndonje “kolegu” tjeter. Aferim, realisht, Afrim!