Duka: Rama ka tepsinë e vjedhur me paratë e drogë dhe kuksianët në burg, vëllai i ministrit…e papranueshme…

0
221

Gjatë emisionit 360grade të Artur ZHEJI-t, Agron Duka, Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste u shpreh se Tepsia e Ramës është e vjedhur me paratë e drogës, ndërsa shtoi se është pabesueshme, që një qeveri që është e akuzuar për trafik droge dhe krim, mban ministër një person që vëllain e ka të dënuar në burg. Po ashtu Duka tha se kuksianët që dolën në protestë nuk mund të rrin në burg, është e papranueshme.

Duka: Rama ka tepsinë e vjedhur me paratë e drogës. Edhe Rama vetë nuk ka arritur ta besojë këtë rezultat. U akuzuan vazhdimisht. u vërtetuan akuzat e opozitës, Xhafajn e njoh personalisht dhe sipas meje është një njeri që e njeh administratën dhe ndryshojë diçka në zyrat e shtetit, por pa ditur se ai paska një vëlla që paska bërë këtë vepër penale që paska bërë trafik droge, dhe që kjo qeveri ka një mijë e një akuza për drogë dhe vendos një ministër, vëllai i të cilit është i dënuar për drogë.

Nuk mund të jetë ministër financas, që vëllain e tij e kapin për evazion fiskal. Ajo që ska alternativ është manipulim i madh, Këtë punë e bënte dhe PD kur ishte në pushtet. Unë them ka alternativ, ka njerëz të akuzuar… Pse duhet të dalim në protestë? Ka konsum të jashtëzakonshëm të qeverisë, taksa e rrugës së kombit. Si mund ti mbash katër njerëz brenda, që dalin për një të drejtë të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here