Monika Kryemadhi e ftuar në Vizion Plus: Nuk më intereson se çfarë bën ai me vëllain e tij. Sepse jemi në demokraci. Dhe nuk ka pse Xhafaj të mbajë përgjegjësi për vëllain e tij. Por pyetja që kam është a janë përdorur segmente të policisë për të ndihmuar vëllain e Fatmir Xhafajt?
Kryetarja e Lsi, Monika Kryemadhi tha se protesta e së shtunës ka vetëm një qëllim: Edi Rama.
“ Audio-përgjimi ndaj vëllait të Xhafajt dhe materialet e publikuara nga PD janë thjesht një pretekst për këtë proteste, pasi arsye më e madhe është varfëria që është ulur këmbëkryq në vend falë politikave të kësaj qeverie. Kjo nuk duhet parë si proteste politike por si proteste e qytetareve”.