Rusia dhe Franca kanë nënshkruar gjashtë kontrata për investime të drejtpërdrejta në Rusi me vlerë rreth 1 miliard euro. Kontratat u nënshkruan gjatë forumit të biznesit në Shën Petersburg dhe që përkon me vizitën e presidentit francez, Emanuel Macron.
Shuma e marrëveshjes u njoftua të martën nga Kirill Dmitriev, kreu i Fondit të Investimeve të Drejtpërdrejta Ruse. Të gjashtë kontratat u nënshkruan në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik të Shën Petersburgut (SPIEF), i cili mbahet të martën dhe të premten në ish-kryeqytetin rus.
Për krahasim, investimi i drejtpërdrejtë i huaj në Rusi në vitin 2017 arriti në 27.9 miliardë dollarë.