Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi të dyshuar si anëtarë të një grupi të trafikut të drogës nga Shqipëria.
Në një operacion të policisë së Athinës, janë vënë në pranga dy shqiptarë, respektivisht 27 dhe 32 vjeç, si dhe dy shtate grekë, 36 dhe 41 vjeç.
Gjatë operacionit të zhvilluar në zonën Nafpaktias, policia greke sekuestroi 53 kg marijuanë, 55 mijë euro dhe 6 telefona celularë.
Dyshohet se droga transportohej me makinë me qira nga 36-vjeçari grek, ndërkohë që 32-vjeçari shqiptar ka qenë person i shpallur në kërkim për trafikun e drogës.