Jorida Tabaku ka trokitur në dyert e bizneseve në qëndër të Tiranës dhe i ka ftuar pronarët e tyre dhe punonjësit t’i bashkohen nesër protestës së opozitës. Tabaku ka rrëfyer sesi ftesa e saj u mirëprit dhe cili qe reagimi:
“Sot u takova me bizneset dhe qytetarët që banojnë në zemër të Tiranës. I ftova të bashkoheshin me protestën e opozitës dhe ishin ata që më treguan se përse do te vinin neser në protestë – shkruan deputetja në Fb. – Të gjendur përballë trefishimit të taksës së pronës, rritjes së taksave, futjes së biznesit të tyre në zinxhirin e TVSH u aka bërë më të vështirë biznesin. Tatimorët rë cilët trokasin përditë në dyert e tyre dhe kërkojnë rryshfetin janë një taksë ekstra e qeverisë.
Biznese që mbyllen, familje që nxjerrin më pak të ardhura dhe shpenzojnë më shumë. Kjo ishte gjendja që përshkruan vetë bizneset ndërsa I ftoja të bashkoheshin me ne ditën e nesërme. Ndërkohë që qytetarët apo klientët e pakët ankoheshin se kishin gjithnjë e me pak të ardhura. Rrogat e ulëta, papunësia e madhe është ajo që po vret ekonominë e gjithsecilit prej nesh.”