PD zbulon të vërtetën. Kasmi u godit nga policia

0
192

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një video të publikuar nga Report TV, ku pretendohet se kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi nuk është goditur nga policia, por nga një gur i protestuesve.

“Kjo është video, e shpërndarë nga “Report tv” me mashtrimin se Bledi Kasmi është qëlluar me gurë nga protestuesit. Ne e ngadalësuam të njejtën video ku është bazuar mashtrimi dhe sendi që Report TV e quan gur, janë syzet e Bledi Kasmit që i fluturojnë nga koka, pasi ai goditet me shkop gome. PD kërkon përgënjeshtrim nga Report TV dhe mediat qe pasqyruan këtë mashtrim”,- thuhet në reagimin e PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here