Lulzim Basha ka mbledhur në seli aleatët e tij, një ditë pas protestës së mbajtur në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ndërsa mësohet se ky takim vjen si nevojë për të diskutuar dhe koordinuar vijimin e aksionit opozitar kundër qeverisë.
Ditën e djeshme gjatë fjalës së tij pas protestës, Basha u shpreh se do të vazhdoje aksioni opozitarë, duke paralajmëruar protesta të tjera por pa dhënë ndonjë detaj më shumë.