Në mënyrë natyrale do të keni thonj të bukur, të shëndetshëm dhe të fortë! Në qoftë se keni thonj të hollë të cilët qërohen dhe thyhen lehtë, ky ilaç natyral me siguri do t’ju ndihmojë!
E gjitha që ju duhet është një thelb hudhre të cilin do ta shtypni dhe fërkoni në thonj. Mbajeni ashtu rreth gjysmë ore, pastaj lani mirë duart
Për të hequr më lehtë aromën e hudhrës, qitni pak limon dhe fërkoni duart. Limoni i forcon dhe përforcon thonjtë. Ose bëni regjenerator nga hudhra për forcim dhe rritje të shpejtë të thonjve.
Regjeneratori për forcim dhe rritje të shpejtë të thonjve nga hudhra
Një thelb hudhre priteni imët dhe qiteni në llak të pangjyrë të thonjve. Lëreni të qëndrojë 48 orë. Çdo të dytën dytë lyeni thonjtë. Mos i hiqni shtresat.
Pas herës së pestë hiqeni shtresat dhe lyeni sërish thonjtë. Për një kohë të shkurtër (2 – 3 javë) do të jeni të kënaqura me suksesin: do të keni thonj të fortë, të cilët më nuk do të qërohen.
Receta është e verifikuar, ka pak aromë intensive të hudhrës, mirëpo shumë shpejt zhduket. Prandaj, të mos ju bëhet kjo pengesë që në mënyrë natyrale të arrini të keni thonj të bukur, të shëndetshëm dhe të fortë.