Ish-deputeti Astrit Patozi, ka reaguar sërish në lidhje me protestën e PD, ku ka thënë se i respekton të gjithë ata që kanë dalë sot në shesh me të drejtë kundër qeverisë.
Patozi shton se është i solidarizuar me të dhunuar dhe veçanërisht Bledi Kasmin, por ndje neveri për ata që e përdoren revoltën e popullit për pazare politike.
Postimi i plotë
EMOCIONET E KUNDËRTA QË PRODHON PROTESTA
Respekt dhe vlerësim për të gjithë ata demokratë dhe shqiptarë të tjerë të lirë, që protestojnë me të drejtë kundër kësaj qeverie të korruptuar.
Solidaritet të plotë me të gjithë të lënduarit e protestës, veçanërisht me gazetarin Bledi Kasmi.
Neveri për të gjithë ata që e përdorin revoltën e qytetarëve për pazaret dhe mbijetesën e vet politike, në qeveri apo në opozitë qofshin.