Deputeti demokrat Gent ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me falënderimin që Kryeministri Edi Rama i shprehu, sipas tij, demokratëve që nuk morën pjesë në protestë.
“NEVERI!!!!
“Pasha-qeveria” falënderon për mirëkuptimin:
– skllevërit,
– ata që blen e shet,
– ata që për shkak të konçesioneve, PPP-ve apo çdo lloj “grepi” të ri a të vjetër i përdor bash në ditën që “i duhen”!
Zotit i qofshim falë që s’na përket ky “falënderim”, o njerëz të lirë”, shkruan Strazimiri.