Çfarë po ndodh? Nesër protestë para Ministrisë së Brendshme…

0
375

FRPD do të organizojë nesër në mesditë një protestë para Ministrisë së Brendshme. Kjo bëhet e ditur nga Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, përmes një postimi në rrjetin social.

“Nesër në orësn 12:00 mos rri në facebook por eja protesto para Ministrisë së Brendshme. FRPD do të jetë aty”, shkruan Këlliçi.

Protesta e FRPD vjen në një kohë kur PD ka kërkuar dorëheqjen ose largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, duke e akuzuar se ka ndihmuar dhe mbrojtur të vëllanë, Agron Xhafaj, i dënuar nga Gjykata e Kasacionit të Italisë me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here