Pasi kërceu mirë e mirë në skenë për orë të tëra, këndoi dhe kënaqi mijëra të ftuar, Taylor Swift- i si çdo qenie njerëzore djersiti pak, pak si shumë.
Ashtu siç ishte, pa e vrarë shumë mendjen shkoi dhe dha një intervistë për gazetarin e BBC, Greg James. Ky i fundit nuk po e mbante dot, ndaj duroi sa duroi dhe në bisedë e sipër i tha këngëtares: “Mendoj se tani duhet të shkosh të bësh një dush.”
Por njerëzve s’u doli inati. Aq u desh dhe interneti u ndez për të 2893721983891279127 herë. Për ta, ajo që Greg tha ishte e patolerueshme, fyese dhe shumë e rëndë.
“Nuk mund ta besoj se dikush ka guximin të shkojë t’i thotë Taylor Swift- it të shkojë të lahet në intervistën e saj të parë në 2 vite.”
“Taylor Swift po planifikon ndërkohë këngën e saj hakmarrëse ndaj Greg James- IT.” shkruajti dikush nisur nga këngët e shumta të Swift- it veçanërisht për ish- at.
“Më fal pak? Nuk mund të shkosh t’i thuash Taylor Swift- it se ka nëvojë të bëjë një dush. Si guxon!”