Në ditët e sotme lufta për klikime në muzikë është bërë mjaft e ashpër dhe siç është bërë në modë, suksesi i çdo artisti dhe këngëtari tregohet nga numri i klikimeve që kënga ka në YouTube.
Por siç e dimë shumë mirë, rëndom këto klikime blihen dhe kjo është ajo që ka acaruar një prej zërave më të dëgjuar në muzikë, siç është repori Majk.
Me disa postime në Instastory, Majk ka sharë kolegët që i blejnë klikimet duke i kryqëzuar kështu ata që merren me ‘fake art’.
Ai shkruan:
Kreit karierën e keni sponsored, spe di a jeni k**a, a këngëtar. Hola at me, nëse të duhet një boss për sponsor. Veq edhe nshole kur tem dilni ni dit “sponsored”, sponsor my shit”.