Italia në rrezik/ Në prag të një krize të re financiare

Italia rrezikon të zhytet në një krizë të re financiare, pasi Banka e Italisë tha se udhëheqësit e vendit nuk mund të “shpërfillin” kufizimet fiskale dhe traktatet e saj.

Ignazio Visco, kryetari i bankës, tha se Italia ishte në rrezik të humbjes së “asetit të besueshmërisë”, pasi investitorët dhe politikanët e Brukselit janë alarmuar gjithnjë e më shumë për trendin anti-euro në Itali.

Kriza nisi në fund të javës së kaluar, kur udhëheqësit e partive më të mëdha populiste të vendit, Luigi Di Maio i Lëvizjes 5 Yjet, anti-establishment, dhe Matteo Salvini i Legas e ekstremit të djathtë, këmbëngulën që presidenti italian Sergio Mattarella të miratonte zgjedhjen e tyre për ministrin e financave, Paolo Savonan, i cili është një kritik i ashpër i euros. Mattarella vuri veton për të mos pranuar Savonan si ministër të Financave, një pushtet që presidentit ia jep kushtetuta italiane, por u ballafaqua me një reagim të menjëhershëm dhe rënien e qeverisë populiste para se ajo të merrte pushtetin.

Presidenti emëroi kryeministër një ish-drejtor në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Carlo Cottarelli, dhe e mandatoi atë për të formuar një qeveri të re. Cottarelli pritet të humbasë votëbesimin në parlamentin italian. Pritet që parlamenti të thërrasë zgjedhje të reja, ndoshta në fillim të muajit shtator.

Në Bruksel, politikanët mbështetën lëvizjen e Mattarellës, e cila shihej si mbrojtje e angazhimeve fiskale për të cilat Italia ka rënë dakord, dhe mbrojtjen e pozitës së saj në eurozonë.

Por, është edhe shqetësimi se presidenti italian mund të ketë shtruar rrugën për zgjedhje të reja, që do t’u lejonte partive populiste të fitonin një shumicë edhe më të madhe parlamentare, duke krijuar një rrezik më të madh për të ardhmen e eurozonës.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ndjeu nevojën të godiste komisionerin gjerman të buxhetit, Günther Oettinger, lidhur me deklaratat e tij që sugjeronin se tregjet do t’i ilustrojnë votuesve italianë rreziqet në votimin e populistëve.

Në një ndërhyrje të pazakontë për të, Tusk shkroi në Twitter: “Apeli im për të gjitha institucionet e BE-së: ju lutem respektoni votuesit. Ne jemi këtu për t’u shërbyer atyre, jo për t’i mësuar ata. “

Oettinger u shpreh ashtu në një intervistë me rrjetin gjerman të lajmeve, Deutsche Welle, që u transmetua të martën në mbrëmje. “Zhvillimi ekonomik i Italisë mund të jetë kaq drastik saqë ky mund të jetë një sinjal i mundshëm për votuesit që të mos zgjedhin populistët nga e majta dhe nga e djathta”, tha ai.

Ambasada italiane në Bruksel iu përgjigj duke iu drejtuar Oettinger dhe Tusk: “Votuesit italianë nuk kanë nevojë për ndonjë mësim. Zgjedhjet e lira dhe #demokracia janë vlera kryesore europiane.”

Manfred Weber, kreu i Partisë Popullore Europiane, ku kancelarja gjermane, Angela Merkel është anëtare, tha se ai kishte besim në kushtetutën italiane dhe presidentin e saj.

Udhëheqësi i grupit socialist, Udo Bullmann, një eurodeputet gjerman, tha se Mattarella kishte bërë “një punë të shkëlqyeshme” dhe kishte “mbrojtur të ardhmen e brezit të ardhshëm”.

Por, eurodeputeti belg, Philippe Lamberts, udhëheqës i grupit Green, u shpreh kundër:

“Më lejoni të jem i qartë: nuk kam kohë për qeverinë që po formohej në Itali, por ju pëlqen ose jo, kjo ishte zgjedhja e bërë nga italianët dhe në një moment duhet ta pranojmë këtë. A do të ishte rrezikuar eurozona? Po, natyrisht, por ajo që kemi parë gjatë fundjavës [është] se tensionet në tregjet financiare nuk janë qetësuar por janë përkeqësuar “.

Ish-kryeministri i Belgjikës, Guy Verhofstadt, tha se kriza tregoi nevojën për një ministër financash të BE-së me një buxhet dhe një bashkim bankar për të lehtësuar presionin mbi eurozonën gjatë periudhave të tilla të paqëndrueshmërisë politike. “Gjithkush e di se çfarë duhet të bëjmë”, tha ai.

Mattarella është përballur me një stuhi politike brenda dhe jashtë vendit për vendimin e tij, duke përfshirë kërcënimet për dhunë, për shkak të akuzave se vendimi i tij ishte i motivuar politikisht dhe pohimet se dy partitë populiste që dolën si fituese të zgjedhjeve të 4 marsit kishin një mandat për të sfiduar euron. Në deklaratën e tij mbrëmjen e së dielës, Mattarella theksoi se ai kishte pranuar rekomandimet e qeverisë populiste, pavarësisht “shqetësimeve” rreth zgjedhjes së kryeministrit, me “një ndjenjë të madhe bashkëpunimi”.

 

“Kam pranuar të gjitha propozimet e bëra për ministrat, përveç atij për ministrin e ekonomisë” –tha Mattarella.

Deri në fundjavë, investitorët kishin mbetur të qetë për perspektivat e ekonomisë italiane dhe malit të borxhit të sektorit publik, i cili renditet si i treti më i madh në botë pas SHBA dhe Japonisë. Por, kjo ndryshoi këtë javë.

Tregu i aksioneve të Milanos ra në nivelin më të ulët që nga korriku.

Investitorët i dhanë gjithashtu një votë mosbesimi tregjeve të bursave franceze dhe gjermane, duke i ulur ato më shumë se 1%, ndërsa euro, të cilën Italia e përdor si monedhën e saj së bashku me 18 vende të tjera, ra në nivelin më të ulët kundrejt dollarit në gjashtë muajt e fundit.

Fiona Cincotta, analiste e tregut në ‘City Index’, tha se politika e brendshme e pazgjidhur e Italisë kishte dëmtuar edhe bursën në Londër.

Ajo tha se euro po duket “e dobët” dhe “po vazhdon të ulet ndërsa grindjet e brendshme në Itali prishin marrëdhëniet e këtij vendi me Bashkimin Europian”.

Sipas Philippe Waechter, krye-ekonomist në ‘Ostrum Asset Management’, investitorët janë të shqetësuar pasi euroja nuk po pëlqehet më nga populli italian.

Sondazhi i fundit i Eurobarometrit të Komisionit Europian, në tetor, zbuloi se 40% e italianëve besonin se euro është një “gjë e keqe për vendin”, krahasuar me 25% të popullsisë në eurozonën si një të tërë.

“Vetëm 23% e spanjollëve mendojnë se monedha e përbashkët është e keqe për Spanjën” – shtoi ai.

talia rrezikon të zhytet në një krizë të re financiare, pasi Banka e Italisë tha se udhëheqësit e vendit nuk mund të “shpërfillin” kufizimet fiskale dhe traktatet e saj.

Ignazio Visco, kryetari i bankës, tha se Italia ishte në rrezik të humbjes së “asetit të besueshmërisë”, pasi investitorët dhe politikanët e Brukselit janë alarmuar gjithnjë e më shumë për trendin anti-euro në Itali.

Kriza nisi në fund të javës së kaluar, kur udhëheqësit e partive më të mëdha populiste të vendit, Luigi Di Maio i Lëvizjes 5 Yjet, anti-establishment, dhe Matteo Salvini i Legas e ekstremit të djathtë, këmbëngulën që presidenti italian Sergio Mattarella të miratonte zgjedhjen e tyre për ministrin e financave, Paolo Savonan, i cili është një kritik i ashpër i euros. Mattarella vuri veton për të mos pranuar Savonan si ministër të Financave, një pushtet që presidentit ia jep kushtetuta italiane, por u ballafaqua me një reagim të menjëhershëm dhe rënien e qeverisë populiste para se ajo të merrte pushtetin.

Presidenti emëroi kryeministër një ish-drejtor në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Carlo Cottarelli, dhe e mandatoi atë për të formuar një qeveri të re. Cottarelli pritet të humbasë votëbesimin në parlamentin italian. Pritet që parlamenti të thërrasë zgjedhje të reja, ndoshta në fillim të muajit shtator.

Në Bruksel, politikanët mbështetën lëvizjen e Mattarellës, e cila shihej si mbrojtje e angazhimeve fiskale për të cilat Italia ka rënë dakord, dhe mbrojtjen e pozitës së saj në eurozonë.

Por, është edhe shqetësimi se presidenti italian mund të ketë shtruar rrugën për zgjedhje të reja, që do t’u lejonte partive populiste të fitonin një shumicë edhe më të madhe parlamentare, duke krijuar një rrezik më të madh për të ardhmen e eurozonës.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ndjeu nevojën të godiste komisionerin gjerman të buxhetit, Günther Oettinger, lidhur me deklaratat e tij që sugjeronin se tregjet do t’i ilustrojnë votuesve italianë rreziqet në votimin e populistëve.

Në një ndërhyrje të pazakontë për të, Tusk shkroi në Twitter: “Apeli im për të gjitha institucionet e BE-së: ju lutem respektoni votuesit. Ne jemi këtu për t’u shërbyer atyre, jo për t’i mësuar ata. “

Oettinger u shpreh ashtu në një intervistë me rrjetin gjerman të lajmeve, Deutsche Welle, që u transmetua të martën në mbrëmje. “Zhvillimi ekonomik i Italisë mund të jetë kaq drastik saqë ky mund të jetë një sinjal i mundshëm për votuesit që të mos zgjedhin populistët nga e majta dhe nga e djathta”, tha ai.

Ambasada italiane në Bruksel iu përgjigj duke iu drejtuar Oettinger dhe Tusk: “Votuesit italianë nuk kanë nevojë për ndonjë mësim. Zgjedhjet e lira dhe #demokracia janë vlera kryesore europiane.”

Manfred Weber, kreu i Partisë Popullore Europiane, ku kancelarja gjermane, Angela Merkel është anëtare, tha se ai kishte besim në kushtetutën italiane dhe presidentin e saj.

Udhëheqësi i grupit socialist, Udo Bullmann, një eurodeputet gjerman, tha se Mattarella kishte bërë “një punë të shkëlqyeshme” dhe kishte “mbrojtur të ardhmen e brezit të ardhshëm”.

Por, eurodeputeti belg, Philippe Lamberts, udhëheqës i grupit Green, u shpreh kundër:

“Më lejoni të jem i qartë: nuk kam kohë për qeverinë që po formohej në Itali, por ju pëlqen ose jo, kjo ishte zgjedhja e bërë nga italianët dhe në një moment duhet ta pranojmë këtë. A do të ishte rrezikuar eurozona? Po, natyrisht, por ajo që kemi parë gjatë fundjavës [është] se tensionet në tregjet financiare nuk janë qetësuar por janë përkeqësuar “.

Ish-kryeministri i Belgjikës, Guy Verhofstadt, tha se kriza tregoi nevojën për një ministër financash të BE-së me një buxhet dhe një bashkim bankar për të lehtësuar presionin mbi eurozonën gjatë periudhave të tilla të paqëndrueshmërisë politike. “Gjithkush e di se çfarë duhet të bëjmë”, tha ai.

Mattarella është përballur me një stuhi politike brenda dhe jashtë vendit për vendimin e tij, duke përfshirë kërcënimet për dhunë, për shkak të akuzave se vendimi i tij ishte i motivuar politikisht dhe pohimet se dy partitë populiste që dolën si fituese të zgjedhjeve të 4 marsit kishin një mandat për të sfiduar euron. Në deklaratën e tij mbrëmjen e së dielës, Mattarella theksoi se ai kishte pranuar rekomandimet e qeverisë populiste, pavarësisht “shqetësimeve” rreth zgjedhjes së kryeministrit, me “një ndjenjë të madhe bashkëpunimi”.

 

“Kam pranuar të gjitha propozimet e bëra për ministrat, përveç atij për ministrin e ekonomisë” –tha Mattarella.

Deri në fundjavë, investitorët kishin mbetur të qetë për perspektivat e ekonomisë italiane dhe malit të borxhit të sektorit publik, i cili renditet si i treti më i madh në botë pas SHBA dhe Japonisë. Por, kjo ndryshoi këtë javë.

Italia në rrezik/ Në prag të një krize të re financiare

Zëdhënësia e PD i nxjerr të palarat

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko