Policia e Beratit ka arritur pas informacioneve të marra në rrugë operative si dhe hetimi të gjatë, të arrestojë në flagrancë një shpërndarës heronie.
Ai quhet Asjan Topi ose i njohur ndryshe si (KOKSI), 22 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori në Berat. I riu e shpërndante thuajse në të gjthë qytetin dhe i dërgonte “porositë” ku ia kërkonin.
Gjatë arrestimit iu gjetën 2.5 gram heroinë, një peshore elektronike si dhe një sasi e vogël lekësh.
Topi tashmë do të gjykohet për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.