Meta në Kishën e Laçit/ Dekoron kardinal Ernest Troshani

0
166

Presidenti i vendit Ilir Meta është sot në Kishën e Shna Ndout në Laç, për të marrë pjesë në pelegrinazhin e një prej 13 të martave, që kulmon më 12 qershor. Pelegrinazhi i besimtarëve nisi më 20 mars me mijëra persona që vizitojnë vendin e shenjtë.

Pelegrinët vijnë thuajse nga i gjithë vendi dhe pa dallime fetare, të krishterë apo myslimanë. Ato quhen 13 të martat e Shna Ndoit,janë ditët e shënuara të ritualit biblik në këtë kishë të moçme dhe gjithandej në tempujt e tjerë me emrin e këtij pajtori të përbotshëm.

Pas vizitës në kishë, kreu i shtetit Meta dekoron kardinalin Dom Ernest Troshani, vit i cili përkon edhe me 90-vjetorin e lindjes së kardinalit shqiptar. Në prill të vitit të shkuar, ish Presidenti Bujar Nishani nderoi me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” kardinalin e dytë shqiptar Dom Ernest Troshanin.

Papa Françesku shpalli dom Ernest Troshanin , Kardinal, më 9 tetor të vitit 2016. Historia e jetës së dom Ernest Troshanit, përloti Papa Françeskun gjatë vizitës historike në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here