Opozita nuk ndalet, një tjetër protestë tek Ministria e Brendshme, për dorëheqjen e Xhafajt

0
363

Ditën e sotme, në orën 12:00 do të nisë një tjetër protestë tek Ministria e Brendshme, e organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike.

“Nesër në orën 12:00 mos rri në Facebook por eja protesto përpara Ministrisë së Brendshme. FRPD do të jetë aty”, shkruante dje Belind Këlliçi, kryetari i këtij forumi.

Në këtë protestë, të rinjtë demokratë do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Lajmi për protestën është shpërndarë edhe nga zëdhësja e PD-së, Ina Zhupa e cila shkruan: “Vazhdojmë betejën kundra klanit të drogës Xhafaj në ministrinë e brendshme. Nesër protestë në orën 12:00 tek Ministria e Brendshme, nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike që fton gjithë rininë të bashkohet.Rinia është shpresa e këtij vendi. Bashke do ja dalim.” 

Nuk dihet se sa pjesëmarrës do të ketë në këtë protestë, por do jetë një tubim më modest se ai i të shtunës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here