PARA SE TI MERRTE JETËN VETES/ Çfarë i tregoi Ardian Kallami të bijës…

0
214

Para se t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur, Ardian Kallami i ka treguar vajzës së tij që policët e kishin dhunuar.

Romina Kallami tregon për bisedën me babanë e saj vetëm një orë para se ai të vdiste.

“Rreth një orë para se të ndodhë ngjarja kam folur me të. Ishte në gjendje depresioni. Më ka thënë që është dhunuar nga policia të shtunën që është ndaluar. I kanë bërë presion që të pranonte dhe krimin. Ai ka pranuar se është goditur në fyt dhe një grusht pas qafe. Është akuzuar për një vjedhje të banesës së komshiut tonë”.

Ajo pranon se babai i saj ka kryer një regjistrim video në momentin që policia e ka shoqëruar të shtunën në komisariat.  Sikurse paralajmëron një tjetër ngjarje në familjen e saj nëse nuk vendoset drejtësi.

“Nëse drejtësia nuk do të bëhet do jetë një ngjarje e tretë në familjen tonë, e para ishte mami, tani babi. Akuzat ndaj babit janë vetëm shpifje nga inati që nuk flasim me banorët..Komshiu ka dhënë një dëshmi, dëshminë mund ta japë kushdo por babai im pse të dhunohet. Në incizim babai ka përmendur se policia e ka dhunuar. Drejtësia të shkojë deri në fund, të zbardhet çështja ashtu siç është”.

Reagimi i vajzës erdhi pasi familja Kallami përcollën për në banesën e fundit njeriun e tyre. Ditën që ndodhi ngjarja ishte vëllai i viktimës ai që deklaroi menjëherë se akti ishte pasojë e dhunës nga policia.

Ngjarja e rëndë vuri në lëvizje shërbimin e brendshëm të policisë, dhe një ditë më pas më vonë u pezulluan nga detyra shefi i komisariatit të policisë si dhe dy policët e zonës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here