Protesta e opozitës në Komisionin e Ligjeve është pritur me debate nga deputetët e PS-së, që kanë kërkuar të lihen menjanë retorikat politike dhe të vazhdohet me rendin e ditës!
Ndaj thirrjes së ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka që mazhoranca të mos e marrë peng vendin për interesat e saj, ka reaguar kryetari i komisionit, deputeti socialist Ulsi Manja, i cili i ka kërkuar Nokës që opozita nuk duhet të protestojë në këto momente.
Ja debati midis deputetëve:
Noka: Përgjegjësi është një dhe vetëm një: Mazhoranca dhe Edi Rama. Shqipëria nuk jua ka për borxh ta merrni peng për interesa.
Manja: Ne ishim në opozitë atëhërë kur ndodhi Gërdeci, z. Noka por jua dhamë dorën për të futur Shqipërinë në NATO. Tani ku jeni ju?!
Fino: Ti bën të njëjtën retorikë politike. Shumë mirë që u bë para mediave që ta dëgjojë dhe qeveria dhe a mund të ndërpresim këtë retorikë politike dheë të vazhdojmë?
Noka: z. Fino, të mos bëheshit barrikadë për të mbrojtur Saimir Tahirin! Fatmir Xhafaj të jepte dorëheqjen! Ju me Tahirin të mbrojtur nga drejtësia, me Ramën q ëka marrë peng drejtësinë dhe me Fatmir Xhafajn ju i jeni bërë barrikadë integrimit.
Manja: Z. Fino, edhe 2-3 kolegë janë nga opozita dhe mbaruan!
Mediu: Për ata që nuk e dinë është se anëtarimi i Shqipërisë në NATO nuk jka ardhur për shkak të tolerancës por për shkak të reformës. Duke bërë të gjithë reformat!
Due të kthej në vëmendjen tuaj, qëndrimin e Macron dhe Juncker: Ka një rrezik potencial rajoni juaj, rrëshkitjen drejt Rusisë dhe Turqisë dhe influencat. Pyetja është ku jemi ne lidhur me këto influenca?! Ky është një shqetësim që ne duhet ta shohim me interesin më të madh.
Nuk i heq asnjë presje atyre që thanë kolegët e mia. Nuk mund të ketë të ardhme europiane në Shqipëri ka zgjehdje të lira dhe të ndershme! Ti japim pushtet qytetarëve dhe jo individëve të veçantë!