“Fenomeni” Ronaldo është futur krejtësisht në rolin e investitorit dhe përgatitet për rikthimin në Spanjë, ku ka shkëlqyer si futbollist i Barcelonës dhe Real Madridit.
Këtë herë, sipas “O’Globo”, 41-vjeçari është gati të investojë për blerjen e një klubi.
Në rastin më konkret bëhet fjalë për Valladolid, që në fundjavën e ardhshme do të luajë për një vend në “play off” për ngjitjen në La Liga.
Sipas lajmit që vjen nga Brazili, “Fenomeni” do të shpenzojë 30 milionë euro.
Lajmin e ka konfirmuar edhe “AS”, që ka shkruar se “Fenomeni” ka diskutuar me Carlos Suarez, presidenti aktual dhe aksionari kryesor i Valladolid.
Në janarin e kaluar, Ronaldo konfirmoi se donte të merrte pronësinë e një klubi në Spanjë ose Angli dhe ditët e kaluara është folur për Getafe dhe Tenerife, por tani mësohet se Valladolid do të jetë eksperimenti i tij i parë