KLSH padit penalisht kreun e Entit Rregullator të Energjisë, dëm prej 9 milionë euro buxhetit

0
166

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar për ndjekje penale kryetarin e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmetin, duke e akuzuar se i ka shkaktuar një dëm prej 9 milionë euro buxhetit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe buxhetit të shtetit.

Sipas kallëzimit, ky është një dëm që rrjedh nga mosrakordimi i bilancit energjetik të vendit, pra mospërputhjes së sasive të energjisë që është prodhuar dhe marrë nga importi me atë që është konsumuar faktikisht, që në termin teknik njihen si disbalanca.

Sipas KLSH, Enti Rregullator prej vitesh nuk miraton bazën e nevojshme ligjore që përcakton mënyrën se si rakordohet energjia që hidhet në rrjet me konsumin faktik, si dhe mënyrën se si bëhet kompesimi kur ka mospërputhje.

Kjo sipas KLSH, ka çuar në mosmarrëveshje të mëdha mes dy kompanive publike të energjisë, KESH-it dhe operatorit të transmetimit si dhe në krijimin e një dëmi të madh ekonomik për qytetarët, i cili vazhdon të rritet.

Dëmi ekonomik, që KLSH i ka ngarkuar kreut të Entit Rregullator të Energjisë, është zbuluar nga një auditim në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Në qershor të vitit të kaluar, KLSH tentoi të auditojë direkt Entin. Por menjëherë pas njoftimit për kontroll, Enti Rregullator i Energjisë e refuzoi atë me argumentin se ky institucion nuk është subjekt kontrolli i KLSH-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here