TRAGJIKE/ I riu shqiptar ekzekuton të atin

0
258

Një i riu shqiptar ka ekzekutuar të atin e tij grek, në Zakynthos të Greqisë. Krimi, sipas policisë helene, ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa sot është bërë i ditur arrestimi i 26-vjeçarit (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) dhe rezultat e hetimit.

“U zbulua nga efektivët e policisë së Departamentit të Sigurisë të Zakynthos në bashkëpunim forcat policore të Divizionit të Sigurisë së Patras, vrasja e 70-vjeçarit të dielën (27.05.2018) gjatë mbrëmjes në Zakynthos. Për këtë rast, një dosje u hartua për veprën penale të vrasjes me qëllim dhe armëmbajtje pa leje kundër një 26-vjeçari nga Shqipëria.

Në veçanti, sipas të dhënave të mbledhura dhe të vlerësuara në kuadër të hetimeve të policisë, u zbulua se 26 vjeçari, të dielën (27.05.2018) në zonën e Agios Lia në Volimes, Zakynthos, qëlloi disa herë me një armë gjahu (shotgan) makinën e 70-vjeçarit, duke e plagosur atë për vdekje.

Gjatë hetimeve, arma e gjahut u gjet dhe u konfiskua. Një hetim i çështjes u krye nga Departamenti i Sigurisë i Zakynthos, me ndihmën e Divizionit të Sigurisë së Patrasë. 26-vjeçari do të dërgohet në Zyrën e Prokurorit Publik në Zakynthos, Zakynthos”, tuhet në njoftimin e policisë ishullore.

26-vjeçari është i biri i ish-postierit grek të vrarë, nga martesa e dytë me një grua shqiptare. Sipas medieve helene, të martën mbrëma ai rrëfeu krimin në polici. Raportohet se shkak i krimit, dyshohet të jenë abuzimet që 70-vjeçari ka bërë ndaj 26-vjeçarit dhe vëllezërve e motrave të tij. Sipas medieve helene, ka pasur kontradikta të deklaratave të dhëna në polici të të riut dhe nënës së tij.

Krimi raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:30 të së dielës, kur i moshuari grek u qëllua për vdekje teksa ndodhej në anë të rrugës provinciale Zakynthos – Volimes.

70-vjeçari gjeti i pajetë nga një shofer taksie që kaloi aty pas krimit e më tej lajmëroi policinë.

Viktima ishte qëlluar nga një armë gjahu dhe kishte lëndime në fytyrë, krahë dhe gjoks. Policia vlerësoi se autori i krimit ishte me gjasë i njohur për viktimën dhe ky i fundit e ndaloi vullnetarisht fugonin e tij për tu takuar me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here