Dyshohet se rrëzoi kamionin në humnerë për hakmarrje, pranga shoferit

0
172

Policia e Korçës ka arrestuar një person i cili akuzohet se ka rrëzuar në humnerë një kamion pasi u pushua nga puna në shenjë hakmarrjeje.

Në pranga ka rënë Bledar Kastrioti, i cili ditën e djeshme rrëzoi kamionin e tij në humnerë nga një lartësi prej 100 metrash pasi iu komunikua shkarkimi nga puna.

Njoftimi

“Pasi ka marrë njoftimin për largimin nga puna prej kompanisë ndërtuese të HEC-it Moglicë, ku punonte si shofer kamioni, ka marrë mjetin tip kamion dhe në aksin rrugor Opar-Moglicë, e ka hedhur këtë të fundit nga një lartësi prej 100 m duke e dëmtuar plotësisht dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 277, 273 e 150 të Kodit Penal”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here