Kryeministri, Edi Rama nuk ka qëndruar dot sot as 10 minuta në Parlament. Kjo gjë faktohet nga një vidoe e pulbikuar nga Partia Demokratike.
Pamjet e të cilës tregojnë, se Rama është çuar për t’u larguar gjatë kohës që deputetët e PD-së bllokuan foltoren.
Opozita e mbajti foltoren gjatë gjithë kohës dhe për më shumë se dy orë, shqiptarët dëgjuan tezat e opozitës me argumentet fajësues për lidhjet e qeverisë me krimin. Shkak është bërë qëndrimi në qeveri i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas akuzave të opozitës për mbrojtjen e të vëllait për të cilin opozita ka publikuar përgjime për përfshirjen e tij në trafik droge.