Teatri i Kukullave nga sot do të jetë me drejtor të ri. Pas largimit nga detyra të Monika Lubonjës, kjo detyrë mësohet që ti jetë besuar aktorit dhe regjisorit Erion Isai.
Mësohet se Isai do të drejtor Teatrin e Kukullave, një institucion i rëndësishëm kulturor në vend.
Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar në mbledhjen e sotme emërimin e aktorit Erion Isai drejtor të Teatrit të Kukullave.
Më herët Erion Isai ka qenë i angazhuar në spektaklin e humorit “Portokalli”, por në këtë sezon ai nuk është më pjesë dhe është angazhuar si regjisor në teatër.
Por aktori në periudhën kur nisi debati për prishjen e Teatrit Kombëtar deklaroi se ishte pro shembjes dhe nuk ishte problem nëse do të kishte ndërtime pas tij.
“Arsyeja pse unë kam hequr dorë nga protesta e Teatrit Kombëtar është sepse tashmë është kthyer në çështje politike. Dalin dhe flasin për një politikë të përgjithshme , marrin përsipër të flasin edhe për arkitekturë, janë bërë edhe arkitektë. Pastaj shkojnë dhe futen në zyrë të kryetarit të opozitës, gjë që mua nuk më duket normale. Unë nuk di që ndonjë nga 2 sindikatat të ketë kërkuar takim me kryeministrin dhe ai të ketë thënë jo. Nuk ka ndonjë gjë të shkosh te lideri i opozitës, por ai nuk ka fuqi vendimmarrëse dhe ndaj nuk mund të jesh selektiv, të shkosh te njëri dhe jo tek tjetri. Unë e përmenda kreun e opozitës sepse edhe kur ishte në pushtet e vetmja gjë për të cilën ndërhynte ishte për të punësuar aktorë brenda Teatrit Kombëtar , dhe nuk është interesuar ndonjëherë për kushtet e Teatrit”, ishte kjo deklarata e Isait.
Por më herët Isai është parë në disa foto me Elisa Spiropalin gjatë fushatës elektorale të Partisë Socialiste.