Çollaku: Breshër koncertesh e këngëtarësh në Tiranë, nga dalin këto euro, kush qeras me taksat e miletit?

0
732

Nga Kreshnik Çollaku:

Bresher koncertesh e kengetaresh ne Tirane. Ermal Meta,Rita Ora,Dua Lipa e kushedi sa te tjere. Taktike e vjeter qe nga Roma e lashte,kur populli nuk ka buke,shpalleshin jave lojrash me gladiatore ne Coloseum. Populli hutohet,harron hallet e varferine. Jete te gjate Perandorit “Ave Cesare morituri te salutant” (ata qe po vdesin te nderojne). Ne Tirane,Bashkia premton sezon ahengjesh VIP. Mileti i rritur harron ca ore varferine. Mileti i ri e ka me kollaj,ca birra e ndonje cigare hashash ne trotuar..eshte Nona. Bashkia fillon fushaten. Fushata ka nevoje per gaz hare aheng. Askush nuk mendon e shumekush perton te pyese Bashkine sa kushtojne keto ahengje. Dikush thote si fillim nja 500 mije euro..,kismet vazhdimi. Askush nuk pyet kush ia dha lejen Bashkise te perdore truallin publik per ahengjet (ne baze te ligjit lejen e jep vetem vendimi i Keshillit Bashkiak te Tiranes. Keshilli as nuk eshte pyetur). Askush nuk pyet nga dalin keto euro,kush qeras me taksat e miletit,ahengxhinjte. Kush pyet se ahengjet behen ne shkelje te ligjit e shperdorim te taksave ?? Populli eshte i varfer e stresuar,populli ka nevoje per aheng te genjeje veten qofte per disa ore. Populli gajaset me ahengxhinjte firmato…kryetari kenaqet kur populli gajaset. Kryetarit pas nje viti i duhen votat e popullit,dhe votat e popullit te gajasur merren me lehte. Kryetari ka filluar fushaten…dhe i duhen vota,ndaj i duhet popull i gajasur. Kryetari kerkon te fitoje mandat tjeter.., ndersa qyteti e humb duke i vrare qytetarine, duke u poshteruar e trajtuar si plebejte ne Romen e lashte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here