Ironizon Spahiu: Ti mjeshtri i “Mirëmëngjeseve” bashkëqeveris me qytetarët, kanë mbetur dhe ca, sa për të mbushur takimet ku ti shkon..!!!

0
271

Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu i është drejtuar kryeministrit Edi Rama sot me një status të mëngjesit duke i kujtuar minatorët e vdekur, ata që janë plagosur apo dhe ata që vazhdojnë të bëjnë këtë punë të rëndë.

 

 

Duke iu referuar 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Spahiu i shpreh Ramës një dëshirë dhe thotë se do donte që mëngjesin e sotëm t’iu drejtohej fëmijëve të minatorëve.

STATUSI I SPAHIUT
Sot, Ti mjeshtri i “Mirëmëngjeseve” doja t’ju drejtoheshe fëmijëve të Bulqizës mbetur jetimë pasi babai i tyre ka humbur jetën në minierë.

Sot, Ti mjeshtri i “Mirmëngjeseve” doja t’i drejtoheshe fëmijëve të minatorit me këmbë të sakatuar në minierë që prej tre ditësh as një vizitë në spital nuk ia bëre dot.

Sot, Ti mjeshtri i “Mirmëngjeseve” doja t’i drejtoheshe të gjithë fëmijëve të minatorëve që prindërit e tyre çdo ditë bëjnë punën më të rëndë, të pambrojtur me status të veçantë, pa Statusin e Minatorit…!!!
Vazhdo, bashkëqeveris me qytetarët, se kanë mbetur dhe ca, sa për të mbushur takimet ku ti shkon..!!!

Perparim Spahiu fb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here