Reali i Madridit është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të papritur të Zinedine Zidane. Në mediat spajolle kanë filluar që të shfaqen emrat e parë për pasuesin e francezit.
Dy portalet më të mëdha të gazetave sportive madrilene AS dhe Marca kanë pyetur përdoruesit e tyre se kë do të donin si pasardhësin e Zidane, pas largimit të papritur të francezit. Në të dy votimet, Klop ishte në vend të parë.
50-vjeçari ka humbur finalen e Champions League me Liverpuli. Por mesa duket kjo disfatë nuk i ka dëmtuar reputacionin trajnerit gjerman. “Kush duhet të zëvendësojë Zidane?” ishte pyetja e AS, bashkë me Klopp, tifozët mund të zgjidhnin edhe Poketinon, Venger ose Lëv. Plot 85,000 vota ishin për të, pra 40% e votave, pas tij ishte Poketino me 34,66%.