Era e keqe e gojës e cila në mjekësi quhet ‘halitosis’, mund të jetë e shkaktuar nga higjiena e keqe e gojës, po ashtu mund të jetë edhe shenjë e një varg problemesh të tjera shëndetësore.
Era e keqe mund të shkaktohet edhe nga ushqimet që konsumoni. Se si mund ta largojmë atë, më poshtë po ju tregojmë disa këshilla.
1-Përdorni gjatë ditës majdanoz të freskët.
2-Përdorni shpëlarës antibakterial.
3-Duhet të konsumoni të paktën dy herë në ditë kos të freskët.
4-Duhet të shpëlani gojën me sodë.
5- Duhet të përdorni vaj mesteje.
6- Të konsumoni farat e koprës.