FOTO/ PD pret me protesta Ramën në Elbasan, policët kanë tentuar…

1
368

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Elbasan për të vizituar Panairin e Punës, por ai është pritur me protesta nga anëtarë të PD-së. Policia ka reaguar duke shtyrë protestuesit për t’i hapur rrugë, Ramës

Demokratët presin me protesta Ramën në Elbasan, por policia e shtetit sillet si polici private dhe tenton të sekuestrojë pankartat kundër Edi Ramës. Takimi i parë i Edi Ramës në Elbasan duhet të niste në Prefekturë, por për shkak të protestuesve demokratë, ai ndryshoi drejtim për tek Kalaja. Protestuesit me pankartat që e cilësojnë Ramën si Pasha të Drogës, e kanë ndjekur edhe aty. Por policia,në shkelje të ligjit, siç shihet në video, ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga Edi Rama. Në një akt të paprecedentë, policët kanë tentuar t’u marrin atyre pankartat. Protestuesit demokratë nuk janë tërhequr dhe e sigurt është se turi i Ramës në qarkun e Elbasanit sot nuk do të jetë i qetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here