Një person është arrestuar në Fier, dy janë shpallur dhe dy të tjerë janë lënë në masën detyrim paraqitje, pasi kishin krijuar një skemë për pastrimin e parave. Në pranga ka rënë 52-vjeçari Xhevahir Troka, nga Fieri. Xhevair Troka kishte një pikë ‘Exchange’ në Fier dhe përdorte biznesin e tij për të pastruar para bashkë me 4 persona të tjerë. Burime nga Prokuroria e Fierit bëjnë me dije se nëpërmjet kryerjes së transaksioneve bëhej e mundur pastrimi I parave të pista, burimi i të cilave dyshohet se ka ardhur nga aktiviteti kriminal.
Xhevahir Troka që shohim në këtë foto, ka pasur rolin e personit që kryente këto transaksione në bashkëpunim edhe me 4 persona te tjere. Report Tv ka siguruar pamjet nga pika e ‘Exchange’ që dyshohet se është përdorur për pastrimin e parave dhe kryerjen e transaksioneve. Prokuroria e Fierit i ka mbajtur në përgjim këtë grup prej më shumë se dy vitesh ku ata kanë kryer transaksione të shumta përgjatë kësaj periudhe kohore. Prokuroria e Fierit thotë se po vijon hetimet për të zbuluar edhe personat e tjerë që ishin të përfshirë në rrjetin e pastrimit të parave. Akuza që është ngritur ndaj Xhevahir Trokës dhe 4 personave të tjerë është ajo e “pastrimit të prdoukteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Xhevahir Troka- I arrestuar
Shpëtim Çiljotaj-Në kërkim
Vladimir Çiljotaj- Në kërkim
Agur Çiljotaj- Detyrim paraqitje
Jonida Çiljotaj- Detyrim paraqitje