Reagon ashpër kryebashkiakia e Prrenjasit: “Deputeti memec i Përrenjasit na qenka inatosur” je zeri i popullit…Z. Injorant!

0
363

Reagon ashpër kryebashkiakia e Prrenjasit, Miranda Rira ndaj deputetit të PS, Nure Belba.

Pas akuzave me karakter personal që deputeti i PS-së bëri në adresë të kryebashkiakes, kjo e fundit është detyruar t’i kthejë një përgjigje të fortë duke i kujtuar fakte që lidhen me arsimin e  cunguar të deputetit socialist, por edhe heshtjen e tij në Kuvend.

“T’u deshen 7 vjet që të mbaroje shkollën e natës, kuptohet sesi e ke mbaruar edhe ate të shkretën! Kur unë isha 25 vjeç dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, më dha burse Fullbright 40.000 $ qe unë të kryeja studimet Master në një nga universitetet amerikane më prestigjoze, ti haje gjize e pije raki nëpër mejhanet e fshatit!” shkruan e revoltuar kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit ndërsa publikon dokumentat e heqjes nga ndihma ekonomike të 800 familjeve.

REAGIMI I PLOTË I KRYEBASHKIAKËS, MIRANDA RIRA:

“Deputeti memec i Përrenjasit na qenka inatosur pse e quajtëm pijanec. Po mire more Z. Memec, sa here ke folur ne parlament dhe ke ngritur problemet e zonës tënde?

Sa here ke mbajtur ndonjë fjalim me karakter ekonomik meqe je dhe i fushes!? Sa here ke kërkuar asfaltimin e rrugës se fshatit tend, Skroskë?! Sa here ke folur per problemet qe ka Prrenjasi apo fshatrat e tjerë?! ZERO !!! Te ka dale emri si nje nga deputetet qe s’ke folur kurre ne parlament! E çdo flasësh ti, edhe une çfare kerkoj! Formimi yt s’ta lejon!

Meqë je marre me titullin tim si profesoreshe , karriera ime si akademike dhe karriera jote si llogaritar kooperative i tipit te lartë, janë sikur te krahasosh diten me naten. Unë e kam mbaruar shkollen ne moshen 22 vjeç ndersa ti u diplomove kur ishe mbi 50 vjeç, dhe shyqyr qe mbarove një shkolle nate se do kishe ngelur pa diplome fare.

Ne moshën 23 vjeç, unë isha lektore ne disa fakultete, edhe atehere edhe aty ku ti mbarove shkollen e nates, por ti si nje kooperativist i vonuar, mbaje një fletore tyrylyç me vete dhe ashtu siç hyje edhe dilje, meqe trutë të ishin tharë, dhe nuk mbaje mend gje nga leksionet.

T’u deshën 7 vjet qe te mbaroje shkollen e nates, kuptohet sesi e ke mbaruar edhe ate te shkreten! Kur unë isha 25 vjeç dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, me dha burse Fullbright 40.000 $ qe unë te kryeja studimet Master ne nje nga universitetet amerikane me prestigjoze, ti haje gjize e pije raki neper mejhanet e fshatit! Nuk po vazhdoj me tej, sepse skanë vlerë krahasimet, por mos u merr me ketë aspekt, sepse del felliqur vete. Sa per ndihmen ekonomike, po te postoj me poshte vetem muajin Prill, qe te shikosh sa familje jane hequr pa shkak nga ndihma ekonomike.

Vetëm Prilli, nderkohe qe Janar- Maj, numri shkon rreth 800 familje. Ketyre jepu pergjigje pse i keni hequr sepse disa prej tyre s’kane buke te hane. Ngrehu dhe kerko llogari meqe je “zeri” i popullit, ngreje “zerin”! Kujt i them dhe une!!”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here