Shpërthen BOÇI: Kulmi i shpejtësisë, mazhoranca miraton për 15 minuta, 279 nene

0
356

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka denoncuar një akt të mazhorancës qeverisëse që sipas tij, dëshmon robotizmin ekstrem të saj ndaj kreut.

“Nuk është arritur as nga Ferrari, as Lamborghini, as nga Maserati… Jo! – shkruan Boçi. – Kulmin e shpejtësisë e ka kapur….Komisioni ynë parlamentar i Edukimit, me vetëm deputetët e mazhorancës. A e mendoni?!

Vetëm për 15 minuta ka miratuar nen për nen, jo pak, por plot 279 nene të ligjit më të gjatë të sjellë ndonjëherë, atij të “Trashëgimisë kulturore”. Megjithëse për këtë ligj u bënë seanca dëgjimore maratonë, me mendime nga më të ndryshme specialistësh, asgjë nuk u pasqyrua. Momenti për diskutim dhe ndryshime të domosdoshme është pikërisht kjo fazë e diskutimit. Por robotizimi ekstrem dhe bindja e verbër e deputetëve ka kapur majat. Siç shihet nga proces-verbai i mbledhjes, deputët thjesht ngrenë dorën pas pyetjes:

Jeni dakort?! Normal askush nuk ka guxuar të dalë kundër “vijës”.

Nuk pyeten siç e lyp rregullorja: Pro? Kundër? Abstenim? E më pas të bëhen korrigjime apo rregullime. Lodhen pra! Madje në nene të caktuara as nuk u merret fare dora e dakortësisë. Thjesht kalohet ne nenet suksesive. Ky pra është serioziteti zero i kësaj mazhorance në ligjet që servir, që po kap kulme të papara!!!”përfundon deputeti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here