Policia në Gjermani ka qëlluar me armë zjarri një person në katedralen e Berlinit.
Departamenti i policisë së Berlinit konfirmoi në një postim në Twitter se një oficer kishte hapur zjarri ndaj një personi, duke shtuar se i dyshuari ishte qëlluar në këmbë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë forca të shumta policie që kanë rrethuar katedralen, e cila është një nga atraksionet kryesore turistike të kryeqytetit gjerman.
Disa media gjermane njoftuan se të paktën dy persona, duke përfshirë një oficer policie, u plagosën nga të shtënat me armë zjarri.