Kombëtarja jonë do të luajë pas pak minutash miqësoren e radhës ndaj Ukrainës që do të zhvillohet në Evian të Francës,
Trajneri Kristian Panuçi ka zgjedhur të luajë me këtë formacion për të kthyer faqe në një farë mënyre pas asaj humbjeje turpëruese ndaj Kosovës 5 ditë më parë.
Në portë është konfirmuar Berisha, në mbrojtje Hysaj dhe Veseli në krahë, ndërkohë që në qendër janë Mavraj dhe Gjimshitit. Para mbrojtjes vendoset Lilaj, ndrkohë që Roshi, Ramadani, Ndoj dhe Lenjani do të mbështesin Manajn, e vetëm në majën e sulmit.
Shqipëria(4-1-4-1): Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj, Roshi, Ramadani, Ndoj, Lenjani, Manaj.