Zjarrfikësin e pushtojnë nga puna se shuajti flakët, i ati: Zotëri, nuk je më djali im… (VIDEO)

0
536

Babë e bir janë bërë pjesë e seancës së ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të emisionit “E Diela Shqiptare” për shkak të një problemi ka patur djali në punë, prej të cilës i ati e ka nxjerrë nga shtëpia.

Elton Sulejmani ka shërbyer pranë Zjarrfikses së Përmetit për 2 vite e gjysmë, por për shkak të një ngjarjeje e kanë pezulluar nga puna dhe i kanë vendosur një masë disiplinore për “shkelje dhe shpërdorim të detyrës”. Ndaj dhe i ati, Njaziu e ka përzënë nga shtëpia.

“Më datë 26.09.2017 nisem për të marrë shërbimin. Shërbimi duhet të jetë me 3 veta, por atë ditë ishim 2 veta, unë dhe Fatmir Canga (shoferi)”, tha Eltoni.

Atë ditë  komandanti i turnit mungonte për arsye familjare dhe kjo detyrë iu ngarkua Eltonit nga eprori i tij, Agron Pani. Por kjo nuk ishte kompetencë e këtij të fundit dhe Eltoni nuk duhej ta pranonte, pasi e kishin shkarkuar nga ky post kohë më parë.

“Në orën 23:15 u njoftuam për një rënie zjarri në familje nga administratori i komunës Sukë, Shahin Isufi. Unë mora eprorin tim, Agron Panin dhe i thashë njofto komandantin që ka rënë zjarr në Sukë. Problemi është që telefoni i punës ishte pa lekë atë ditë. 128-ta, është celular që e merr çdo njeri dhe përgjigjesha unë atë ditë, se ishte fati im, isha unë komandant shërbimi. Jam detyruar që nga telefoni im ta marr në telefon eprorin tim”, tregoi ai.

Agron Pani, që ndodhej në shtëpi, i kërkoi kontaktin e administatorit të komunës Sukë, të cilin Eltoni ia dërgoi me mesazh. Pas pak Pani i tha të merrte Vladimir Shehun dhe të shkonin në vendngjarje, por ky i fundit ishte shofer, duke u bërë në këtë mënyrë dy drejtues automjeti dhe një polic.

Por nga ana tjetër Njaziu tregon se ka vendosur ta përzejë të birin nga shtëpia me arsyen se përse priti 27 minuta në rajon për t’u sqaruar me komandantin dhe nuk shkoi menjëherë në vendngjarje, pa marrë parasysh asnjë gjë tjetër, por vetëm të bënte detyrën e të shuante zjarrin.

Eltoni vijoi të tregojë që telefonoi edhe shefin e sektorit, Fredi Lipen, i cili pasi iu shpjegua situata, i aprovoi nisjen për të shuar zjarrin.

Ndërkohë që edhe policia dhe banorë të fshatit Sukë e telefononin, duke e pyetur se përse po vonohej. Eltoni shkoi në vendngjarje dhe pas 2 orësh e gjysmë fiku zjarrin, si dhe njoftoi komandantin Pani për përfundimin me sukses të operacionit.

Ditën tjetër ai u pushua nga puna me pretendimin se eprori i ka thënë ta presë, por ai ka shkuar i vetëm për të fikur zjarrin. Ndërkohë që Eltoni e priti 27 minuta Agron Panin që të merrte një konfirmim për t’u nisur apo jo për në vendngjarje.

Juristja Eni Çobani lexoi vendimin e pushimit nga puna të Elton Sulejmanit, ku thuhej: “Më datë 25.10.2017 është ngritur Komisioni i Disiplinës për shqyrtimin dhe dhënien e masës disiplinore ndaj punonjësit Elton Sulejmani. Komisioni i Disiplinës, bazuar në prpozimin e kryetarit të bashkisë, drejtuar këtij komisioni, në referencë të relacionit të Agronit Pani, mori dhe në shqyrtim çështjen që ka të bëjë me shkeljen e rëndë të disiplinës në punë nga Elton Sulejmani”.

Në këtë vendim përmendet një urdhër shërbimi që ka marrë Eltoni, të cilën ai nuk e ka marrë kurrë. Gjithashtu thuhet se ai ka vepruar në kundërshtim me urdhrat e eprorit të tij, Agron Panit, duke lëvizur mjetin zjarrfikës dhe trupën e shërbimit pa pritur drejtuesin e shuarjes së zjarrit si dhe autorizimin nga titullari i bashkisë për ndihmë për bashkitë fqinje.

Por një fakt tjetër i çuditshëm është që ngjarja ka ndodhur më datë 26.09.2017, ndërsa njoftimi për largimin nga puna është bërë më datë 03.09.2017, pra 23 ditë para ngjarjes.

Qytetari Ymer Isufi, të cilit iu përfshi kullota nga flakët, falenderoi zjarrfiksat për shërbimin e tyre, pasi e kanë shpëtuar.

Eltoni i shqetësuar tha: “Ku është gabimi im këtu? Unë hiqem nga puna se shkoj dhe shuaj zjarrin”.

Ndërsa Juristja Çobani iu përgjigj: “Gabimi jot është që pavarësisht që u mor vendimi, ti nuk duhet ta leje kaq qetë sepse ka shumë institucione në të cilat ju duhet ta ngrinit zërin. Për mua kjo është një ngjarje e paprecedentë. Pra, një njeri që duhet të kthehet në hero në atë qytet, bashkë me shumë të tjerë nëpër qytetet e Shqipërisë, se ju jeni vërtet njerëz që futeni mes zjarrit dhe nuk dihet do dilni të gjallë apo të vdekur. Ky duhet të ishte interesi i këtyre njerëzve, a u dëmtuat ju që u futët në zjarr me ato mjete të pakta mbrojtjeje që kanë zjarrfikësit sot nëpër Shqipëri”.

Ajo shtoi se e solli këtë rast në rubrikën “Shihemi në Gjyq” për të sensibilizuar shtetin që të kthejë vëmendjen nga personat të cilët vendosin jetën e tyre në rrezik për të mbrojtur qytetarët.

Ndërsa Njaziu u shpreh: “Ymerit i ra zjarri, mua m’u dogj shtëpia! Në momentin që Eltoni po ndiqej penalisht në çështje gjyqësore, papritur unë  në shërbim marr urdhrin e pushimit nga puna. Pse? Se jam babai i Eltonit”!

Ai tregoi se i është drejtuar tre herë Prokurorisë së Përmetit për këtë çështje, por i kanë thënë që nuk ka të drejtë të ankohet.

I ati e ndërpreu duke thënë: “Unë jam vrarë moralisht! Më kanë hequr mbesën dhe nipin nga puna, më kanë “vrarë” djalin, që më dhemb zemra dhe mua. A do bëhet ky shtet? Merreni djalin arrestojeni, pushkatojeni, unë jam dakort!”

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare” i dha të drejtë Eltonit, të cilin e kanë pushuar padrejtësisht nga puna dhe që i ati e ka përzënë nga shtëpia.

Ky i fundit pranoi ta marrë sërish në shtëpi të birin vetëm me një kusht, që çështjen ta ndjekë Eni Çobani. Juristja pranoi dhe bab e bir u përqafuan, duke e mbyllur me sukses edhe këtë seancë ndërmjetësimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here